Aderimi i RMV-së në NATO, Turqia dhe Çekia ratifikuan protokollin

12.07.2019 09:47

Turqia ka ratifikuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO...

Turqia ka ratifikuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, kurse këtë e ka bërë të ditur ministrja e mbrojtjes Shekerinska e cila edhe ka falenderuar këtë hap të rëndësishëm nga pala turke.

Ratifikimin e Protokollit në Turqi e konfirmoi në Tuiter edhe shefi i delegacionit turk në Asamblenë parlamentare të NATO-s, Osman Ashkin Bak.

Dhe Parlamenti i Republikës çeke dje e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.Ndërkohë krahas Turqisë tashmë kanë nisur procedurat për ratifikim edhe në disa vende të tjera kurse deri në fund të vitit pritet që të gjitha vendet të ratifikojnë protokollin e anëtarësimit ku edhe Maqedonia e Veriut bëhet anëtare me të drejta të plota në Aleancë.