Shiu dhe stuhia në Halkidiki, qeveria greke sanon dëmet e shkaktuara

12.07.2019 11:04

Autoritetet greke qysh nga dita e djeshme kanë filluar me sanimin e pasojave të shkaktuara....

Autoritetet greke qysh nga dita e djeshme kanë filluar me sanimin e pasojave të shkaktuara nga  stuhia e fuqishme dhe moti i lig që kaploi Halkidikin, e që la të vdekur 7 persona ndërsa qindra të tjerë të lënduar dhe shumë dëme mateiale.

Sipas burimeve qeveritare greke  rrjeti rrugor  është i sanuar tërësisht, me përjashtim të rrugës për në Kasandra ku u rrëzuan shtylla të elektrodistribucionit me ç’rast dhjetra familje greke mbetën pa energji elektrike.

Pa energji mbetën edhe disa institucione të rëndësishme, dhe stacione policore. Moti i keq i shoqëruar me erë të fortë dhe shi të rrëmbyeshëm i cili zgjati diku rreth 20 minuta shkkatoi përmbytje dhe dëme të mëdha materiale, ndërpreu energjinë elektrike,shkuli drunjë,rrotulloi automjete si dhe shembi çati.

Menjëherë pas mesnate u shpall gjendje e jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të krahut ndërsa ministri i mbrojtjes civile të Greqisë shprehu dhembjen dhe ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave ndërsa zëdhënësi qeveritar theksoi se Kryeminstri është i informuar vazhdimisht me gjendjen.