Turbulenca gjatë fluturimit Vukovar-Sidnei Dhjetera të lënduar në avionin e “Air Kanada”
12.07.2019 11:21
Së paku 35 njerëz u lënduan pasi një fluturim i kompanisë “Air Canada”....

Së paku 35 njerëz u lënduan pasi një fluturim i kompanisë “Air Canada” kaloi nëpër një turbulencë të rëndë ajri. Aeroplani, me 284 njerëz në bord, po udhëtonte nga Vankuver për në Sidnej, por u desh të devijonte në Havaji.
"Avioni Beoing 777-200 hasi në turbulencë të papritur ajri, rreth dy orë larg Havajit", tha kompania ajrore. Turbulenca e ajrit ndodh në qiej të kthjellët, pa ndonjë indikacion vizual si retë.
Ajo shkaktohet kur masat e ajrit, që lëvizin me shpejtësi të ndryshme, takohen. Ajo nuk mund të identifikohet me sy të lirë ose radar konvencional. Kompania “Air Canada” tha se stafi mjekësor i ka kontrolluar të lënduarit me të arritur në aeroportin Honolulu.
