Tetovë, në një aksident me makinë humb jetën 56-vjeçari nga fshati Çellopek
12.07.2019 11:32
Dje rreth orës 9.30 në fshatin Çellopek të Tetovës...

Dje rreth orës 9.30 në fshatin Çellopek të Tetovës, personi me iniciale S.I (56) nga fshati Çellopek, duke drejtuar makinë të tipit “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, është përplasur me një makinë tjetër e cila ka qenë e parkuar.
Pas aksidentin personi me inicale S.I (56) është dërguar menjëherë në Klinikën e Tetovës me çka është konstatuar vdekja.
Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dorëzuar tek familjarët e tij.
Hetime në vendngjarje kanë kryer ekipe të MPB-së së Tetovës.
