Kulturë
Ohër, filloi festivali “Vera e Ohrit”
13.07.2019 12:24
Prej mbrëm në dyzet ditët e ardhëlshme Ohri do të jetë qendra e aktiviteteve kulturore ku do të prezentohen akrtist me fame botërore, në kuadër të festivalit Vera e Ohrit...

Festivali organizohet nën patronatin e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, ndërsa realizohet me mbështetje finaciare nga minsitria e cultures, komuna e Ohrit, dhe sponsorët e festivalit.
Festivali i 59 me rradhë filloi në teatrin antik të Ohrit, ku siç theksoi Minsitri i Kulturës Hysni Ismaili me shekuj artistët kanë përhapur artin.
“Artistët e sotëm ndodhen para sfidave të kohës moderrne, por me krenari po e vazhdojnëm traditën, duke I thyer tabutë dhe duke I tejkaluar paragjykimet, si dhe në gjuhën universal të njeriut brohorasin “Arti është liri”, theksoi Minsitri i Kulturës Hysni Ismaili
Festivali i Ohrit u hap me performance e violinists britanike me famë botërore Venesa Mej, ndërsa deri në përmbyllen e festivalit më 20 gusht, është paraparë pjesmarrje e artistëve nga Italia, Austria, Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Gjermania, Rusia, Çekia, Sllovakia, Norvegjia, Kroacia, Serbia, Franca, Finlanda dhe vende të tjera.
FLORIE BELULI-KAMBERI
