Botë

Shqipëri, arrestohet një luftëtar rus i ISIS-it

13.07.2019 12:46

Një shtetas rus, i akuzuar se ka luftuar për grupin militant Shteti Islamik, është arrestuar nga ana e Policisë së Shqipërisë...

Policia shqiptare tha se 34 vjeçari, i identifikuar si R.M, i cili është lindur në qytetin Norilsk të Rusisë, ka hyrë ilegalisht në Shqipëri, pasi një gjykatë në Republikën ruse të Çeçenisë, vendosi për arrestimin e tij, për shkak të pjesëmarrjes në grupin terrorist.

“Në qershor të 2013-s, ky qytetar, nga Rusia ka shkuar në Siri, duke iu bashkuar grupit të armatosur të quajtur “Shteti Islamik”, dhe ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare të Sirisë”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Ai në shqipëri kishte hryrë nga Greqia, ndërsa prej muajsh nuk pranonte të fliste dhe nuk shoqërohej me askënd, por pranonte vetëm ushqimin.

AI u ndalua në korrik të vitit të kaluar në mesin e një grupi prej 40 emigrantësh, ndërsa dyshimet linden pasi ai nuk kishte asnjë mjet identifikimi dhe trupin e kishte plot plagë thikash dhe plumba.

Pas identifikimit ai do të ekstradohet në Rusi.