Maqedoni

Matura shtetërore- gjuha angleze, nxënësit presin rezultatet e ankesave; Ademi: Do të shohim nëse ankesat janë të qëndrueshme

13.07.2019 14:12

Pas rezultateve të dobëta në provimin e gjuhës angleze, të matures shtetërore në shkollën e mesme profsionale të Mjekësisë, Pançe Karagjozov...

Pas rezultateve të dobëta në provimin e gjuhës angleze, të matures shtetërore në shkollën e mesme profsionale të Mjekësisë, Pançe Karagjozov, ku pothuajse asnjë nxënës nuk u vlerësua me notën shkëlqyeshëm , nxënësit parashtruan ankesa deri tek Qendra Shtetërore e provimeve dhe ende janë në pritje të rezultatave nga ky institucion.
 
Për notat e dobëta ata fajësojnë përpiluesit e testit, sepse sipas tyre  pyetjet nuk kanë qenë nga materiali apo niveli aperintermediate,  por është përdorur njjë anglishte e avansuar.
 
Nëse ekzistojnë lëshime të tilla, pyetëm ministrin e Arsimit Arbër Ademi, I cili fillimisht tha që për këtë çështje kupton nga mediat,  megjithatë shtoi se pavarësisht kësaj, ai personalisht  dhe MASH-I, është në komunikim me Qendrën Shtetërore të Provimevepër gjithçka, madje edhe për të pare nëse janë të qëndrueshme ankesat e tilla të cilat janë parashtruar nga ana e nënësve.
 
Këta të fundit sipas ministrit Ademi mund të marrin përgjigje kthyese  në ditën e pare të javës që vjen.
 
“Nga ana juaj po e kuptoj se ka ankesa të tilla sigurisht se ne me Qendrën Shtetërore të provimeve jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe do ta shohim se cilat janë ankesat dhe për cfarë arsye janë ankesat ,të njejtat a janë të qëndrueshme apo jo ,megjithse cdo nxënës ka mundësi të sheh testin e vet të sheh mënyrën se si është vlerësuar dhe të mer përgjigje konkrete për punën që ka bërë në atë testim”, u shpreh ministri i arsimit Arbër Ademi.
 
Lidhur me këtë çështje, Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të provimeve Lidija Gjoshevska, ditë më parë, arsyen se pse notat në provimin e gjuhë angleze janë të dobëta, tha se testi ka përmbajtur më shumë pyetje gramatikore dhe këto janë rezultatet reale për diturinë e nxënësve, ndërsa rezultatet nga ankesat do t’i mësojnë ditën e hënë.
 
FLUTURA LATIFI