Maqedoni

Anëtarësimi në NATO: Ratifikimi i protokollit, konform parashikimeve

13.07.2019 14:41

Me ratifikimet e fundit nga Republika e Turqisë dhe Çekis që morri RMV gjatë ditës së enjte...

Me ratifikimet e fundit nga Republika e Turqisë dhe Çekis që morri RMV gjatë ditës së enjte, vendi ynë ka siguruar 22 nga 29 shtetet anëtare të NATO-së të cilat do të duhen ta ratifikojnë Protokolin për anëtarësim të Maqedonisë me qëllim që në Samitin e dhjetorit të bëhemi edhe zyrtarishtë anëtare e 30 e Aleancës më të madhe ushtarake.
 
Nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferi, njoftojnë se 7 vendet e mbetura,  SHBA-të, Franca, Islanda, Italia, Holanda, Spanja dhe Britania, e të cilat janë në process e sipër të ratifikimit. Nga Kabineti njoftojnë gjithashtu se ratifikimi  në parlamentet e shteteve anëtare të NATO-s, po ecën me dinamikën e paraparë.
 
“Pasi kaloi ratifikimi në parlamentet e Republikës së Turqisë dhe Republikës së Çekisë, na mbeten edhe 7 shtete anëtare që ta bëjnë të njëjtën. Në SHBA janë në fazën e finalizimit të miratimit të protokollit, e njëjta në Dhomën e Lartë të Senatit, do të duhet të sigurohen 2/3 e votave të senatorëve. Edhe pse mund të ekzistojë mundësia eventuale që disa senatorë për shkak të qëndrimit të tyre rreth statusit të NATO-s të votojnë kundër, Kongresi amerikan ka konsenzus të plotë për këtë çështje. E gjithë procedura mund të përfundojë brenda muajit korrik apo gusht. Në Francë vendosin të dyja dhomat e Parlamentit, dhe nevojitet shumicë e thjeshtë, ndërsa procedura deri në përfundimin e saj zgjat prej  8 deri në 10 muaj. Në Islandë vendos poashtu Parlamenti me shumicë të thjeshtë, ndërsa në pjesën e dytë të vitit aktual, pritet që teksti të gjendet në procedurë Parlamentare", theksojn nga kabineti kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
 
Nga kabineti githashtu njoftojnë se vendet e tjera janë në fazën  përfundimtare të ratifikimit, në Itali vendosin të dyja dhomat e Parlamentit me shumicë të thjeshtë, ndërsa me datë 27 shkurt të këtij viti, procedura e ratifikimit kaloi filtrin e Qeverisë, me ç’rast tani pritet të jetë edhe në seancë parlamentare.
 
“Në Hollandë, fillimisht vendos Dhoma Përfaqësuese e cila më 3 korrik të këtij viti e ka kaluar ratifikimin. Shumë shpejtë pritet të gjendet në mbledhjen e Senatit. Ndërsa vendimi i Spanjës pritet të merret në Parlament, pasi të formohet Qeveria e Re. Në Spanjë vendos së pari dhoma e ulët e Kuvendit, e më pas Dhoma e Lartë, më shumicë të thjeshtë. Në Mbretërinë e Bashkuar, vendos ministri i Punëve të Jashtme, teksti së pari sillet në Kuvend dhe nëse brenda 21 ditësh nuk ka asnjë ankesë, nënkupton se Parlamenti e ka ratifikuar Protokollin, e më pas shkon tek ministri i cili vulos vendimin e Kuvendit, dhe ky ratifikim presim që të përfundojë me 19 Korrik të këtij viti”, njoftojnë nga kabineti kryeparlamentarit Talat Xhaferi.
 
Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt NATO-s vetëm gjatë muajit shkurt morri 4 ratifikime, nga Greqia, Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria, ndërsa në mars protokolli u ratifikua nga 5 vende të tjera: Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Lituania, Danimarka.
 
Në muajin prill protokollin e ratifikoi Polonia, Sllovakia, Belgjika, në maj Portugalia dhe Letonia, ndërsa muajin që lamë pas na solli më shumë ratifikime, nga gjithësej 6 vende, Gjermania, Norvegjia, Kanadaja, Estonia, Çekia në Senatë, Hungaria. Në fillim të korrikut protokolli u ratifikua nga Luksemburgu, dhe së fundi në Parlamentet e Turiqisë dhe Republikës së Çeisë.    
 
FITIM KRYEZIU