Maqedoni
VMRO-DPMNE, nuk kemi ftesë për takim liderësh; Zaev, opozita nuk po pranon takim liderësh
13.07.2019 15:45
VMRO-DPMNE mohon të ektë pasur ftesë për takim liderësh, derisa kryemisnitri Zoran Zaev...

VMRO-DPMNE mohon të ektë pasur ftesë për takim liderësh, derisa kryemisnitri Zoran Zaev një dit më parë tha se opozita nuk ka pranaur takim liderësh për të diskutuar rreth temave me rëndësi për shtetin, për të cilat pushteti dhe opozita sipas kryemisnitrit duhet të ulen të diskutojnë sa më parë.
“Ftesë për takim liderësh deri te VMR-DPMNE nuk është dërguar, nuk është caktuar dhe nuk ka kurrfarr thirrje. Ky është edhe një tentim për defokusim nga ana e pushtetit nga problemet dhe skandalet aktuale që po e dridhin Ilindenska numër dy”, u shpreh Naum Stoillkov nga VMRO-DPMNE.
“Tani për tani nuk po pranohet takim liderësh.Po kontaktojnë kabinetet njerëzit e dy ekipeve besoj se së shpejti do të pranohet organizimi i takimit të liderëve”, theksoi kryeministri i RM, Zoran Zaev.
Madje kryeminsitri ka propozuar edhe tema konkrete të cilat do të diskutoheshin në takimine liderëve, Prokuroria Speciale, regjistrimi dhe kodi zgjehdor.
Ai njëherit lë hapsirë që në këtë takim opozitia të paraqes temat e saja. Por VMRO-DPMNE e ka akuzuar kryemisnitrin Zaev se në bisedën me komedianët rus, duke menduar se bisedon me presidentitn e Ukrainës, edhe atë para mbajtjes së referendumit për emrin, e pranon këshillën staliniste se nuk është me rëndësi si votojnë qytetarët por si numrohen votat.
Poashtu opozita vazhdon të ketë mospajtim me qeverinë edhe sa i përket ligjit për prokurorinë, përkatësisht statusin e PSP-së dhe ligjin e regjistrimit të popullsisë.
FLORIE BELULI-KAMBERI
