Ekonomi

Minsitria e financave, kompanive iu kthehen 196 milion euro nga TVSH

13.07.2019 17:08

Minsitria e financave ka njoftuar për kthimin e TVSH-së te kompanitë...

Siç njoftojnë nga kabineti I zëvendësminsitres Shirete Elezi, mbi 12 miliard denarë ose 196 milion euro janë kthyer tek firmat në gjysmën e parë të këtij viti.

Në bazë të të dhënave nga Ministria e financave deri në muajin qeshor, janë kthyer rreth 20% më shumë mjete nga viti i kaluar ose për rreth 2 miliard denarë.

Nëse bëhet krahasimi me vitin 2017, kthimi i TVSH-së në gjysmën e parë të vitit është më i lartë për 3.2 miliard denarë ose rreth 37%, kurse për dallim me vitin 2016 kthimi është më i lartë për 4.9 miliard denarë ose 69%.

“Kthimi në kohë dhe jo selektiv i TVSH-së është shumë i rëndësishëm për punën operative dhe pa pengesë tek firmat por edhe për aktivitetin e tyre investues, andaj Drejtoria për të ardhura publike ka bërë edhe Modelin për kthim automatik të tatimit ndaj të gjithë tatimpaguesve, qëllimi kryesorë është realizimi në kohë dhe preciz ndaj të gjithë tatimpaguesve”, vlerëson zëvendësministrja Elezi.

Tendencat pozitive në ekonomi shihen edhe përmes pagesës së tatimit përfshirë këtu edhe TVSH-në, ndërsa shton se forcimi i aktivitetit të firmave tregon edhe rritjen e lartë të investimeve bruto nga 9.9% në tre mujorin e parë të vitit 2019, theksojnë nga kabineti I zëvendësministres Elezi.