Maqedoni

Zaev: Maqedonia e gjunjëzuar dhe e nënçmuar

08.09.2014 17:17

Kreu i opozitës maqedonase Zoran Zaev, në ditën e pavarësisë ka akuzuar pushtetin aktual për okupim...

Sipas tij Maqedonia e cliruar vite më parë, nuk është e lirë. Vendi është robëruar nga okupatorë të brendshmë, thotë Zaev duke aluduar në partinë rivale në pushtet.  
 
“Sot është ditë për të festuar, por jo vetëm për këtë. Sot është ditë e  mirë edhe për t’u pyetur: A për një Maqedoni të këtillë ëndërronin ilindenasit dhe KAÇKM-ja? Për një Maqedoni të tillë është vuajtur, është derdhur gjak dhe janë humbur jetë në të kaluarën? A  hane marrë mendja shumicës së qytetarëve, të cilët e  hane PO-në në referendum, se do ta shohin Maqedoninë e gjunjëzuar, të nëncmuar dhe të turpëruar, vend pa njerëz?”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
LSDM nuk do të lëshojë pe dhe nuk do të kthehet në institucione pa u marrëveshje konkrete, ligjore dhe praktike, theksoi Zaev.
 
“Kësaj here nuk ka lëshime. Jo për inat por nuk lejohen lëshime për shkak të obligimit ndaj qytetarëve dhe shtetit, të cilët atë e presin nga LSDM, që t’i mbrojë nga pasojat që lë ky pushtet mbi jetët e tyre, familjet dhe vendin”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Kërkesa kryesore e opozitës është sigurimi i garancave ligjore dhe praktike për zgjedhje korrekte. Zaev tha se opozita ofron zgjidhje për tejkalimin e problemeve me të cilat përballet Maqedonia dhe problemet dhe zgjidhjet duhet të mësohen brenda kësaj vjeshte.    
 
SHPËTIM NUREDINI