Minsitri turk i mrojtjes, bisedë telefonike me sekretarin amerikan
Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, ka deklaruar se Turqia është nën një kërcënim serioz ajror dhe raketor...

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar, ka deklaruar se Turqia është nën një kërcënim serioz ajror dhe raketor, prandaj blerja e sistemit të mbrojtjes S-400 në këtë drejtim nuk është zgjedhje por domosdoshmëri, ndërsa vazhdojnë vlerësimet rreth ofertës për Patriot”.
Këtë qëndrim ministri turk ia ka shprehur sekretarit amerikan të Mbrojtjes Mark Esper, në një bisedë telefonike ku është biseduar lidhur me blerjen e raketave ruse.
“Ankar potencoi se projekti i avionit luftarak F-35 duhet të avancojë në rrugën e vet, duke theksuar se Turqia është partner i projektit dhe tha se ende ruan vlefshmërinë propozimi i Turqisë për grupin punues ku mund të përfshihet edhe NATO në lidhje me bashkëveprimin e mundshëm të sistemeve të F-35 dhe S-400”, thuhet në deklaratë.
Përkeqësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, sipas ministrit turk të mbrojtjes, nuk do të shërbente as në interesat e Turqisë e as në ato të SHBA-ve dhe NATO-s, theksohet në deklaratë.
Në bisedë gjithashtu janë trajtuar zhvillimet e fundit në Siri, ndërsa janë dakorduar për të dërguar një delegacion amerikan në Ankara javën e ardhshme për të vazhduar dialogun mes dy vendeve dhe krijimin e një zone të sigurtë në Siri.
