Georgiev, Bullgaria nuk heq dorë nga Goce Dellçev
Bullgaria nuk heq dorë nga Goce Dellçev, origjina e të cilit është bullgare thot zëvendës ministri i jashtëm bullgar Georgi Georgiev...

Në një intervistë në televizionin Kanal 3 të Bullgarisë, ai vuri në dukje se në aspektin e origjinës së revolucionit, qeveria në asnjë mënyrë nuk ndryshon nga asnjë qytetar patriotik i Bullgarisë.
“Ne po flasim për një person historik që ka origjinë të pamohueshme dhe si Bullgaria vazhdimisht thekson, me përkatësi absolutisht të padiskutueshme të popullit bullgar. Fakti që disa interpretime janë bërë në një kohë të caktuar nuk do të thotë që ne do të tërhiqemi nga interesat dhe qëndrimet tona që shumë herë folën Ministrja e jashtëm Zaharieva dhe Kryeministrin Borisov. Çdo bullgar do ta thotë këtë”, tha zëvendësministri i jashtëm i Bullgarisë Georgiev.
Lidhur me gabimin e kryeministrit Borisov, i cili, e quajti presidentin Pendarovski si një politikan “maqedonaso -verioro”, Georgiev tha se kjo ishte një çështje e vogël, e cila nuk duhet të theksohet, nëse merret parasyshë investimi i Bullgarisë për integrimin më të shpejtë Euro-Atlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
