Zarif, pjesëmarrës në një konferencë të OKB-së
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif po udhëton drejt Nju Jorkut, ku pritet të marrë pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara...

Kjo konferencë e OKB-së vjen në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Teheranit dhe Perëndimit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Musavi tha se Zarif do të marrë pjesë në sesionin vjetor të Këshillit Ekonomik dhe Social të OKB-së.
Vizita e Zarifit në OKB vjen në kohën e tensioneve ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore vitin e kaluar dhe sulmeve të fundit mbi cisternat e naftës në Gjirin e Omanit dhe në afërsi të Ngushticës së Hormuzit.
Uashingtoni e fajëson Iranin për incidentet, ndërkaq Teherani mohon çdo përfshirje në këto sulme.
SHBA-ja ka vendosur sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit, pasi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që kishte për qëllim lehtësimin e sanksioneve ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
