Migrimi për punë, germanët e francezët preferojnë Luksemburgun
Migrimi njihet si fenomen ballkanik dhe afrikan, por ai ekziston edhe vetë brenda Bashkimit Evropian...

Edhe gjermanët dhe francezët zgjedhin të emigrojnë për punë nga shtetet e tyre, por si vend pritës preferojnë kryesisht një tjetër anëtar të Bashkimit Evropian.
Luksemburgu është shteti që përzgjidhet më së shumti për të punuar nga banorët e Gjermanisë dhe Francës.
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018-të, 52 mijë shtetas gjermanë kanë kaluar kufirin me Luksemburgun me qëllim punësimin.
Tek francezët ky numër është edhe më i lartë, duke arritur në 88 mijë. Shteti tjetër që kanë zgjedhur 46 mijë francezë është Belgjika.
Numri më i lartë i punëtorëve që lëvizin në një shtet tjetër të BE-së i përket polakëve, të cilët zgjedhin masivisht Gjermaninë.
