Maqedoni
Eurointegrimet marrja e datës në tetor, Ramadani: Priten politika konstruktive nga fqinjët
14.07.2019 15:09
Qeveria Micotakis, nuk do të zhvillojë politikë tensionuese dhe nuk do të krijojë mosmarrveshje të reja me Maqedoninë e Veriut..

Qeveria Micotakis, nuk do të zhvillojë politikë tensionuese dhe nuk do të krijojë mosmarrveshje të reja me Maqedoninë e Veriut, në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Prespes, të cilat mund të nxjerrin paqartësi në Samitin e Tetorit kur do pritet vendim për negociata me Maqedoninë e Veriut, thotë analisti politik dhe këshilltar në kabinetin e kryeministrit Zaev, Ismet Ramadani.
Kryeministri grek Micotakis sipas sipas Ramadanit, ka mundësi juridike vetëm të ndryshojë interpretime në disa pjesë ku i lejon Marrëveshja e Prespës. Por si document dypalësh me garancë ndërkombëtare, nuk mund të mos jetësohet.
“Ai do të tentojë ndoshta në ionterpretim të marrëveshejes, në ecje të jete më restriktiv ose do të bëjë ndonjëherë interpretime siç i konvenon qeverisë së tij, mirëpo në marrveshje cdoherë ka mundësi që interpretimet të cilat krijojnë mosmarrveshje të filtrohen ose riinterpretohen nëpërmejt OKB-së, Gjyqit Ndërkombëtar të Hagës dhe gjtiha këto të ndihmuasra nga shtet që kanë rol, ashtu që pa marrë parasysh pengesave, Marrëveshja e Prespës do të implementohet”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.
Edhe në raport me Bullgarinë Ramadani nuk pret komplikime. Për figurat historike sipas tij do të gjendet kompromis mes dy kryeminsitrave Zaev dhe Borisov, nën mbështetjen e marrëveshejs për fqinjësi dhe bashkëpunim mes vendit tonë dhe Bullgarisë.
“Më e ndjeshme është faza më e re ose historia me re me Maqedoninë e Veritu dhe Bullgarisë. Ka elemente të cilat ndonjëherë na japin të mendojmë se mund të prishen raportet fqinjësore, mirëpo kam besimin se edhe kryeministri Zaev edhe Borisov janë udhëheqës të cilët do të kenë kujdes që kjo Marrëveshje të jetojë mes këtyre dy shteteve dhe sigurisht komprmisi do të jetë që të gjitha këto figura kontestuese të them do të gjejnë vend vetëm në komrpomis me bisedime, dhe fakte”, theksoi Ramadani.
Ndërkohë, autoritetet e vendit japin sinjal se në tetor vendi do të merr datë për fillimin e bisedimeve, për cka kanë paralajmëruar dhe një ofenzivë diplomatike me vendet e BE-së, për ti bindur sidomos shtetet skeptike në dhënien e datës për fillimin e negociatave.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
