Maqedoni

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, fushatë për parandalimin e zjarreve

14.07.2019 15:30

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim të hënën fillon fushatën për mbrojtje nga zjarret...

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim të hënën fillon fushatën për mbrojtje nga zjarret, e cila do të zgjas deri më 15 gusht.
 
Sipas drejtorit të kësaj drejtorie Adnan Xhaferovski, fushata do të realizohet në të gjithë teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka për qëllim edukimin e popollatës për uljen e rreziqeve nga zjarret. Materiale informative do të shpërndahen nëpër pikpagesa, parqe nacionale dhe vende tjera të frekuentuara nga qytetarët.
 
“Qëllimi i kësaj fushate nuk është vetëm të ndikohet në mënyrë preventive ,por edhe educative duke ngritur vetëdijen e popullit për të gjitha rreziqet e mundëshme si  pasojë e zjarreve.Kjo pasiqë hymë  në një periudhe të ashtuquajtur kritike të vitit ku janë të mundshme paraqitje të zjarreve në ambient të hapur”, u shpreh drejtori i drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Adnan Xhaferovski.
 
Ai njëherit tha se zvogëlimi i kanosjeve nga zjarret është pjesë e fushatave të shumta me moton "E ardhmja u takon atyre që janë të përgaditur".
 
Këtu do të bëjnë pjesë edhe fushata për zvogëlimin e pasojave nga përmbytjet, tërmetet dhe katastrofa të tjera të shkaktuara nga natyra dhe njeriu.
 
Një nga projektet më të rëndësishme që punon ekipi i ekspertëve, është përgaditje e doracakut familjarë që do të promovohet në vjeshtë njoftoi Xhaferovski.
 
Në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme si dhe Ministrinë e bujqësisë dhe pylltarisë masa preventive janë marrë prej muajit mars, kur zjarret u përhapën në disa vende malore të vendit.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI