Maqedoni

Pishinat në muajt e verës, Mjekët: Vizitorët t’u përmbahemi rregullave; Qytetarët: Të permirësohen kushtet e sigurisë

14.07.2019 16:37

Në muajt e verës, plazhet dhe pishinat janë të stërmbushura plot me qytetarë...

Temperaturat e larta ju çojnë drejt destinacioneve të ndyshme për të pushuar dhe freskuar  qoftë në ujra të mbyllura apo të hapura. 
 
Stina e verës  është më e shumëmpritur nga fëmijët dhe të rinjtë, megjithëse kërkon një vëmendje më të madhe për kujdes ndaj shëndetit.
 
Për t’iu shmagur problemeve sshëndetësore nga ftohja  apo aksidenteve  të cilat mund të jenë me përmasa më serioze për shëndetin, nevojitet që vizitorët t’i përmbahen rregullave  sidomos nëpër pishinat. 
 
“Mbas çdo shkuarje në pishinë, me të arritur në shtëpi duhet të mirmbani higjienën personale. Duhet bërë dush pas çdo rekreimi në pishina, lumenj dhe liqen. Gjithashtu duhet  rrespektuar rregullat dhe udhëzimet që i kanë nga mbrojtësit e ujrave të mbullura dhe ujrave të hapura. Të mos shkelen rregullat, me kërcime të panevojshme në pishinë, sepse mundet që mos ta dijmë thellësinë e ujit dhe mund të ndodhin therje, tronditje, prerje apo ndonjë  reaksion nga hemikaliet që shfrytëzohen për mirëmbajtjen e ujit”, shprehet mjekja Anila Bellçishta.
 
Qytetarët kërkojnë kushte më të mira nëpër pishinat e vendit,  me theks aspektin e sigurisë dhe  të  intervenimeve eventuale mjekësore.
 
“Duhet të përmisohen kushtet duhet të shtohen më tepër Pishina. Mua personalisht nuk më ka ndodhur por kemi familjarë që ju ka ndodhur aksidente duhet të ngritet aspekti I sigurisë, sidomos në këtë pjesë ne kemi mangësi”. 
 
“Sipas vendit ku jetojmë ashtu I kemi edhe kushtet. Por mundet më mirë të bëhet nëse vendi ecën më para”. 
 
“Nese munden cdo ditë shkojë nëpër pishina .mua nuk më ka ndodhë të lëndohen deri më tani”, theksojnë qytetarët. 
 
Mjekët rekomandojnë që mos  qytetarët të cilët kanë plagë të hapur t’I shmangen plazhit për aq kohë sa nevojitet që  plaga të shërohet, sepse klori  I cili përdoret pr pastrimin e ujit në pishina mund të sjellë komplikime shtesë për shendetin. 
 
REJHANE BUSHI-METAJ