Maqedoni
VMRO-DPMNE, Filipçe vazhdon tenderët kriminele; Minsitria e shëndetësisë, akuzat e VMRO-DPMNE-së të pa baza
14.07.2019 17:03
Partia opozitare VMRO-DPMNE akuzon Ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe...

Partia opozitare VMRO-DPMNE akuzon Ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, për siç thonë ata edhe një tender skandaloz kriminal për sigurimin e aparaturës për mamografi.
Sipas Marija Andonovskës nga kjo parti,në opinion ka informata për sugurimin e 8 mamografëve të ri me çmim prej 85 milion denarësh.
Nga kjo parti thërrasin ministrin e shëndetësisë të japë përgjigje qytetarëve se pse mamografët që duhet siguruar janë aq shumë të shtrejta.
“Të dhenat zyrtare flasin se në të ardhmen 6 mamografi janë siguruar me vlerën prej 35 milion denarë .Dallimi është I madh dhe pyetja qëndron se ku do të përfundojnë paratë e qytetarëve. Të gjithë janë të vetëdishëm për avansimin e teknologjisë,porn ë rrethana kur Ministri lidhet me aq tender kriminogjenë me aq shumë gënjeshtra ,vështirë është të mendohet për qëllime të sinqerta”, u shpreh Marija Andonovska nga VMRO-DPMNE.
Por minsitria e shëndetësisë ka demantuar pretendimet e VMRO-DPMNE-së.
“Lidhur me akuzat se në Misnitrinë e shëndetësisë ka furnizime të dyshimta, dëshirojmë të përkujtojmë VMRO-DPMNE-në për vendimin e prokurorisë Themelore për ndjekjen e krimit të organizaur dhe korrupcionit, ku thuhet se nuk ka vend për intervenim të prokurorisë në lëndën për furnizime publike në Minsitrinë e shëndetësisë. Kjo është dëshmi se nuk ka tenderë të dyshimt”, thonë nga minsitria e shëndetësisë.
Nga kjo ministri njëherit sqarojnë se nuk është shpallur thirrje për furnizim publik për mamografë, por në përputhje me ligjin po realizon dialog teknik me operatorët ekonomik.
Në këtë fazë të procedurës katër operator ekonomik kanë paraqitur komente dhe propozime lidhur me dokumentet e tenderimit dhe të njejtit po shqyrtohen nga ana e njerëzve profesional.
Por pasi nuk është hapur procedurë ofertuesit nuk mund të paraqesin oferta konkrete, prandaj edhe nuk mund të favorizohet ndonjë operator ekonomik, theksojnë nga minsitria e shëndetësisë.
FLORA LATIFI-TOPOJANI
