Maqedoni

Murtezani: Vjedhjet, dukuri që dëmtojnë ekonominë, bankat të marrin masa preventive

14.07.2019 18:01

Plaçkitjet e shpeshta të ekspoziturave bankare nëpër rajonin e Shkupit janë shëndruar në një problem serioz...

Plaçkitjet e shpeshta të ekspoziturave bankare nëpër rajonin e Shkupit janë shëndruar në një problem serioz ndërsa ekspertetë e kësaj fushe druajnë se ky fenomen tashmë i shëndërruar mund të ketë implikime negative edhe në sferën e biznesit.
 
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Hasim Murtezani thekson se dukuria e shpeshtë e këtyre vjedhejve mund të ndikoj edhe në uljen e investimeve të huaja marrë parasysh pasigurinë dhe frikën të cilët e mbjellin këto veprime.
 
“Vjedhjet si fenomene desturktive dhe të cilat janë shumë të dëmshme si për ekonominë private poashtu edhe për atë publike dëmtojnë rëndë imazhin e  e vetë shtetit ndërsa dëmtojnë rëndë edhe paraqitjen e qasjes së shtetit në fushën e sigurisë. Problemi me vjedhjen ka të bëjë edhe me investimet e huaja, çdo investitor i huaj do të kishte reserve, paragjykim apo frikë që të investojë në një vend i cili realisht ka problem me vjedhje të cakutara dhe padyshim çështja tjetër është interne ku qytetarët në raste të këtill ngjallin pasiguri, frikë dhe problem me ndjesinë e të qenurit në paqe dhe në siguri”, shprehet eksperti i sigurisë, Hasim Murtezani.
 
Përpos shtimit të patrullave policore nëpër këto vende, Murtezani thekson se është e nevojshme që edhe bankat ti marrin masat preventive të cilat do tia vështirësonin grabitësve vjedhjen.
 
“Egzitojnë disa metoda të cilat duhet të ndërmarrë shteti për parandalimin e vjedhejve, sigurisht me vendosjen e kamerave në vende të frekunetuara ku do të bëhet përcjella e lëvizjes së qytetarëve, e dyta është një pjesë e bankave kanë marrë masa preventive duke vendosur edhe dyer elektronike të cilat hapen dhe mbyllen permes sustave. Mekanizma tjerë janë që në vende të caktuara në botë është sigurimi privat nëpër banka dhe veç asaj që ka mjete preventive për të ndaluar raste të tilla janë të pajsiur edhe me armë zjarri të cilat janë në shërbim apo prëdoren në situatë ekstreme për të parandaluar apo së paku për të krijuar edhe frikë tek vjedhësit”, thekson Murtezani.
 
TVM2 tentoi të anketojë edhe qytetarë për të marrë opinionin e tyre për këtë dukuri, për atë sa të njejtit ndjehen të sigurtë nëse i kanë kursimet  e tyre në bankat e vendit, megjithatë qytetarët nuk donin të komentojnë në këtë teme. 
 
Javën që lamë pas, gjatë plaçkitjes së filialil të bankës NLB në Saraj grabitësit morrën me vete 115 mijë euro, ndërsa 3 muaj më heret grabitje e njejtë ndodhi edhe në Çair kur grabitësit kërcënuan punëtoret dhe morrën me vete 150 mijë euro.
 
ZEKIRIJA MEXHITI