Botë

Nepal, 43 të vdekur nga përmbytjet

14.07.2019 18:22

43 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Nepal, ndërsa 24 të tjerë rezultojnë të zhdukur...

Sipas autoriteteve, për shkak të reshjeve të shumta të shiut ka pasur rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa zona të banuara.

Ndërkohë, 20 persona kanë mbtur të plagosur dhe 1000 të tjerë janë shpëtuar nga zonat e përmbytura.

Rrugët dhe autostradat janë bllokuar në pjesë të ndryshme të vendit për shkak të baltës.

Po ashtu, në disa zona të përmbytura është shkëputur dhe energjia elektrike.

Sipas Departamentit të meteorologjisë, moti i keq do të vijojë dhe në ditët në vazhdim, ndërsa autoritet në Nepal janë në gatishmëri për evakuimin e banorëve nga zonat të cilat rrezikohen të përmbyten.