Botë
Afganistan, vritet një gazetar
14.07.2019 19:40
Një gazetar afgan është vrarë në provincën Paktia, në lindje të Afganistanit...

Trupi i pajetë i Nader Shah Sahibzada, gazetar në Radio Gardez, u gjet më 13 korrik, vetëm një ditë pasi u shpall i zhdukur.
Policia tha se ende nuk është e qartë nëse vrasja e tij është e lidhur me punën që Sahibzada bënte. Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit.
Talibanët dhe grupi militant, Shteti Islamik në të kaluarën kanë kryer sulme që kanë pasur për cak gazetarë.
Afganistani është vendi më vdekjeprurës për gazetarët në mbarë botën.
Vetëm vitin e kaluar, në këtë shtet u vranë 13 gazetarë, thuhet në të dhënat e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, organizatë me bazë në Nju Jork.
