Maqedoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

15.07.2019 09:03

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me temperatura mesatare paradite, dhe me mjegulla e shi pasdite...

Temperaturat ditore do të lëvizin nga 16° Celsius e deri në 23°C. Kryeqytetit do të ketë temperatura relativisht të larta, njofton Telegrafi Maqedoni.
 
Mundësia për reshje të shiut nëpër vendet malore do të jetë e madhe kurse kualiteti i ajrit do të jetë i mirë, si pasojë e erës që do fryej me shpejtësi prej 2 km/h nga jug-perendimi i vendit.
 
Moti gjatë ditëve në vazhdim në Maqedoninë e Veriut do të jetë relativisht i njejtë, me përmirësime graduale dhe me ngritje temperaturash.