Maqedoni
Suedi, rrëzohet aeroplani, 9 persona humbin jetën
15.07.2019 12:39
Nëntë suedez humbin jetën tragjikisht pasi avioni i tyre u rrëzua menjëherë pasi ishte ngritur në fluturim pranë Umea...

Nëntë suedez humbin jetën tragjikisht pasi avioni i tyre u rrëzua menjëherë pasi ishte ngritur në fluturim pranë Umea, një qytet i vogël universitar në Suedinë veriore. Aeroplani ishte i llojit të vogël për transport të parashutistëve mirëpo ai është rrëzuar në afërsi të ishullit Storstandskar, jo larg pasi ishte nisur nga aeroporti i Umeas, ka njoftuar zëdhënësi i policisë suedeze, Peder Jonson.
Sipas autoriteteve viktimat ishin suedezë, ndërsa vetëm njëri prej tyre mbante shtetësi të dyfishtë, sidoqoftë identitetet e tyre nuk janë zbuluar. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ndërsa sipas BBC, disa dëshmitarë të ngjarjes thanë se kishin parë parashutistët që po tentonin të hidheshin, pak çaste përpara se mjeti të rrëzohej.
