Ekonomi

Promovimi i kompanive jashtë vendit, eksportuesit: Mbështetje financiare nga shteti

15.07.2019 15:53

Klubi i eksportuesve pranë Odës Ekonomike do të kërkojë nga Qeveria që të ndryshohet pjesëmarrja e kompanive...

Klubi i eksportuesve pranë Odës Ekonomike do të kërkojë nga Qeveria që të ndryshohet pjesëmarrja e kompanive nëpër promovimet dhe saemet e ndryshme në vend dhe jashtë. Ata kërkojnë nga shteti që të caktojë një institucion që do t’u japë atyre mbështetje logjistike dhe financiare me qëllim që të ulin shpenzimet administrative. Me rregullativën aktuale ka disa opsione se si kompanitë mund të shfrytëzojnë mjete për promovim jashtë vendit, theksuan nga Oda Ekonomike.
 
“Sipas rregullativës aktuale, përmes Ligjit për financim dhe mbështetje të investimeve në pjesën që përfshin mbështetjen financiare për deportimin nëpër tregje të reja dhe rritje të shitjes, janë paraparë deri në 30 mijë euro për kompanitë të cilat planifikojnë promocion të produkteve jashtë vendit, por me kusht që të kenë investim të ri. Me programin për konkurrencë, inovacion dhe sipërmarrje, këtë vit Ministria e Ekonomisë ka paraparë mbështetje financiare për çdo pjesëmarrje nëpër panaire vendore dhe ndërkombëtare, që mbulon deri në 60 për qind të shpenzimeve”,- deklaroi Daniela Mihajlovska Vasilevska nga Oda Ekonomike.
 
“Pjesëmarrja nëpër panaire është me rëndësi të veçantë për kompanitë eksportuese për të realizuar kontakte dhe bashkëpunime të reja. Do të kërkojmë nga Qeveria të caktojë një institucion që do të sigurojë mbështetje financiare dhe logjistike të ndërmarrjeve të cilat marrin pjesë nëpër panaire me të vetmin qëllim, që atyre t’iu lehtësohen procedurat për aplikim dhe reduktim të shpenzimeve të kompanive që do të promovohen”,- u shpreh kryetari i Klubit të Eksportuesve pranë OEM-së, Gligor Cvetanov.
 
Nga Klubi i Eksportuesve theksuan se si shembull për mbështetje financiare në këtë aspekt duhet të merret Turqia, e cila me 50 për qind ua mbulon shpenzimet kompanive gjatë promovimit nëpër saemet vendore dhe ndërkombëtare.
 
ZEKIRJA MEXHITI