Futboll

Të gatshëm para sfidës, me respekt për kundershtarin

08.09.2014 18:21

Të gatshëm para sfidës, me respekt për kundershtarin, por ama me synime për rezultat pozitiv, përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë...

Të gatshëm para sfidës, me respekt për kundershtarin, por ama me synime për rezultat pozitiv, përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë është duke e pritur ndeshjen e parë kualifikuese, për evropianin e vitit 2016.
 
Spanja është kundërshtari i parë i 'verdhekuqve', te cilët paralajmëruan që në këtë sfidë nuk kanë ardhur me flamur të bardhë dhe për tu mbrojtur, por për të arritur rezultat pozitiv dhe si i tillë do të ishte edhe barazimi.
 
Seleksionuesi Boshko Gjurovski, gjatë të gjithë këtyre ditëve, lojtarëve të tij u ka folur për ate që në sfidën e sontme duhet të luajnë pa presion dhe respekt për ekipin që dominoi futbollin evropian dhe ate botëror vitet e fundit.
 
Gjurovski, optimist se do të mund të shkëputet rezultat pozitiv, njëashtu ka paralajmëruar që sfidën e sontme do ta luaj me tre qendërmbrojtës, sipas gjitha gjasave edhe me Ardian Cuculin në mesin e tyre, duke kopjuar sado është e mundur, taktikën e Louis Van Galit nga kampionati botëror, kur Hollanda kishte befasuar spanjollët.
 
Takimi në fjalë, do të jetë i pari zyrtar dhe kualifikues për seleksionuesin Boshko Gjurovski, i cili në postin e njeriut numër një të stafit teknik, zëvendësoi Cede Janevskin dhe ai, pret nisje pozitive dhe dëshiron qe të shfrytëzoj momentin e ndryshimeve të mëdha te kundërshtari i sontëm.
 
Para nisjes të ciklit të ri, synimet e seleksionuesit janë të qarta, në grupin C, bashkë me Spanjën, Ukrainën, Sllovakinë, Armeninë dhe Luksemburgun, të arrihet së paku vendi i tretë, i cili shpien në balotazh.
 
Nga ana tjetër, respekti për kundërshtarin e madh, por edhe optimizmi për rezultat pozitiv, ekziston edhe te futbollistët e Maqedonise, në mesin e tyre edhe Agim Ibraimi, atuja kryesore e ekipit në sfidën e sontme, por edhe në të gjithë kualifikimet.
 
Lojtari i cili dërgoi Mariborin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, do të jetë rreziku më i madh për 'furinë e kuqe', në takimin që do të luhet në 'Estadio Ciutat de Valencia dhe si të tillë e shpallën mediat vendase, por edhe seleksionuesi Visente Del Boske dhe  Cesc Fabregas.
 
Të përkujtojmë që Maqedonia, në sfidën që do të filloj për më pak se dy orë, do të jetë e hendikepuar për shkak të mungesës të njërit prej futbollistëve më të mirë të ekipit, Ferhan Hasanit, i cili u dëmtua në stërvitjen e së shtunës.
 
Ndërkohë, pos Ibraimit që është i pakontestueshëm, në formacion të parë pritet të luajnë edhe Demiri, Cuculi dhe Aliovski, derisa Abdurahimi, sipas gjitha gjasave do të pret mundësinë të inkuadrohet në lojë si rezervist. 
 
MUSTAFA ADEMI