KRRE: Ulet çmimi për kyçje në rrjetin energjetik

15.07.2019 16:42

Për kyçje të re standarde në rrjetin elektrik...

Për kyçje të re standarde në rrjetin elektrik, nga muaji tjetër familjet do të paguajnë 100 euro më pak. Pra, nga 500 euro sa ishte çmimi aktual, tani do të paguhet vetëm 400 euro.

Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë presin që kjo ulje të ketë një ndikim edhe tek firmat ndërtuese të objekteve të mëdha të banimit.

“Gjatë muajit gusht do të miratojmë edhe listën e çmimeve me të cilat kostoja e kyçjes, kyçjes standarde, do të reduktohet nga 500 në 400 euro. Ne gjithashtu shtuam humbjen e kyçjeve standarde në mënyrë që të kemi një numër më të madh qytetarësh, të cilët kur hyjnë në shtëpitë e tyre, mund të ulin kostot e kyçjes në rrjet”,- deklaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

KRRE gjithashtu ka pranuar kërkesat e shumicës së qytetarëve që ishin të përjashtuar nga sistemi i ngrohjes e që kanë paraqitur një kërkesë tek Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Atyre të cilëve nuk u janë pranuar kërkesat, duhet të dorëzojnë dokumentacion shtesë për rishqyrtimin e rasteve.

Sa i përket çmimit të ujit për pije, nga KRRE njoftojnë se ata caktojnë vetëm tarifat për çmimin minimal dhe maksimal të shërbimeve, ndërsa çmimi përfundimtar për konsumatorët vendoset nga këshillat komunalë me propozimin e kompanive komunale. (Sedat Selimi, TVM2)