Maqedoni
Politikat ekonomike të RMV-së, Bekteshi: Punojmë për tërheqjen e investimeve
15.07.2019 17:01
Politika ekonomike e Maqedonisë së Veriut është e përqendruar në përmirësimin e mjedisit të biznesit....

Politika ekonomike e Maqedonisë së Veriut është e përqendruar në përmirësimin e mjedisit të biznesit, duke mbështetur inovacionin dhe sipërmarrjen dhe tërheqjen e investitorëve të huaj, theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. I pranishëm në rishikimin e dytë të politikës tregtare, që po zhvillohet në Gjenevë, Bekteshi tha se Maqedonia e Veriut është përkrahës i madh i sistemit tregtar shumëpalësh bazuar në rregulla që kontribuojnë në nxitjen e tregtisë së hapur, rritjes ekonomike globale dhe sundimit të Ligjit mbi tregtinë e mallrave dhe shërbimeve.
“Përpjekjet në përmirësimin e klimës së përgjithshme të investimeve, stabilitetin dhe parashikueshmërinë e saj në mënyrë që të tërheq nivele më të larta të investimeve vendase dhe të huaja mundësuan që "Doing Business" i Bankës Botërore të na rangojë në vendin e 11 në vitin 2018 dhe në vendin e 10 në vitin 2019”,- deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi theksoi se pas paralajmërimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore, Qeveria është angazhuar edhe në konsolidim gradual fiskal. Gjithashtu tha se Maqedonia e Veriut, si vend i vogël, ka ndërmarrë hapa për kyçje në marrëveshjen pluraterale të furnizimeve publike. Bekteshi prezantoi edhe planin për rritje ekonomike, kurse para fillimit të prezantimit të Revizionit të politikës tregtare, ministri Bekteshi kishte takim me përfaqësuesin e Norvegjisë në Asociacionin Evropian për Tregti të Lirë (EFTA), Dagfin Sorli.
ERSAN PAJAZITI
