Maqedoni
Penalja ia refuzon kërkesën e parë, Koçan kërkesë të re për shtyrjen e burgimit
15.07.2019 18:45
Pasi Gjykata Penale refuzoi kërkesën e fundit për shtyrjen e fillimit të vuajtjes së dënimit me 4 vjet e 8 muaj në çështjen “Trust”

Pasi Gjykata Penale refuzoi kërkesën e fundit për shtyrjen e fillimit të vuajtjes së dënimit me 4 vjet e 8 muaj në çështjen “Trust”, biznesmeni, Sead Koçan, me kërkesë të re për të mos shkuar në burg më 17 korrik. Kërkesa e re, sipas tij, bazohet në dokumentacionin mjekësor, që vërteton gjendjen shëndetësore të përkeqësuar. Gjykata informoi se ankesa është pranuar, por duhet të vërtetohet nga se vuan Koçan, pse është shtruar në spital dhe nëse ka kushte për të shtyrë kryerjen e dënimit me burg.
Sead Koçan është dënuar në rastin “Trust” për falsifikimin e dokumentacionit për marrjen e një tenderi me vlerë prej 17 milionë euro për gërmimin e TEC - Manastir. Koçani ka kërkuar gjithashtu edhe nga Gjykata Supreme që urgjentisht të rishqyrtohet aktgjykimi kundër tij.
