MAQEDONI
Në Maqedoni nuk ka rrezik nga ebola
09.09.2014 09:45
Në Maqedoni nuk ka rrezik nga virusi i ebolas, ka informuar Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup......

Shqetësimi ka ardhur pasi që gjatë fundjavës dy studentë nigerian janë izoluar nga Aeroporti i Shkupit, me dyshimin se tek ata ishin vërejtur simptomet e virusit vdekjeprurës afrikan.
Dy studentët kanë qenë vetëm me temperaturë të lartë dhe se pas analizave është konstatuar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Studentët nigerian po studjojnë në Universitetin “Shën Apostol Pavle” në Ohër. Virusi vdekjeprurës ebola po merrë përmasa të rrezikshme, duke rritur numrin e viktimave që humbin jetën nga infektimi permanent.
