Maqedoni

Parashikimi i motit

16.07.2019 09:00

Moti ketë të martë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura....

Moti ketë të martë do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, në jugperëndim ku do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut të shoqëruara me vetëtima të përkohshme. 
 
E gjitha kjo për shkak se Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik që pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm dhe me rreshje shiu. 
 
Era do të  jetë me drejtim verior me shpejtësi të dobët deri në mesatare e cila në perëndim do të përforcohet.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 19, ndërsa temperatura e ditës prej 15 deri në 25 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi të përkohshëm dhe më i freskët. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht veriore, e cila në perëndim do të përforcohet në afat të shkurtër. 
 
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut, ndërsa stabilizim i motit pritet javën tjetër.