Maqedoni
Xhaferi për vizitë në Uashington, i ftuar në forumin parlamentar për lidership
16.07.2019 11:45
Me ftesë të Partneritetit demokratik të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së (HDP)....

Me ftesë të Partneritetit demokratik të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së (HDP), kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Uashington. Në delegacionin parlamentar janë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska-Remenski, dhe koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, Forumi dyditor parlamentar për lidership është i përqendruar në përtëritjen demokratike për luftë kundër kërcënimeve të përbashkëta për demokracinë. Po ashtu, në kuadër të forumit, kryetari i Kuvendit, Xhaferi, dhe deputetët do të realizojnë takime bilaterale me kolegët nga Kongresi dhe Qeveria e SHBA-së.
Programi i Partneritetit demokratik të Dhomës përfaqësuese të SHBA-së organizohet nga Instituti Demokratik Kombëtar, me përkrahje nga Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të ShBA-së dhe në partneritet me Institutin Republikan Ndërkombëtar. Në këtë program të nivelit të lartë, krahas Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë ftuar të marrin pjesë edhe njëzet parlamente partnere të Partneritetit demokratik të Dhomës përfaqësuese të ShBA-së.
