Maqedoni
Vetingu në gjykata, Penalja: Jovevski bën mirë të shohë oborrin e tij
16.07.2019 14:55
Gjykata Penale i është kundërpërgjigjur kryeprokurorit, Lubomir Joveskit, i cili deklaroi se disa gjykatës nuk e kanë vendin në gjyqësor....

Gjykata Penale i është kundërpërgjigjur kryeprokurorit, Lubomir Joveskit, i cili deklaroi se disa gjykatës nuk e kanë vendin në gjyqësor.
“Gjykata Penale – Shkup i apelon Prokurorisë që në vend që rregullisht dhe pa asnjë bazë të sulmojnë Gjykatën dhe gjykatësit pas çdo vendimi gjyqësor prej të cilit nuk janë të kënaqur, të shohin më mirë “oborrin” e tyre. Gjykata dhe gjykatësit punojnë në bazë të dispozitave ligjore, respektojnë parimin e barazisë, të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë. Çdo vendim i shkallës së parë mund të shqyrtohet në instancat më të larta gjyqësore, nëse pala tjetër nuk është e kënaqur prej tij”,- thonë nga kjo Gjykatë.
Penalja i kërkon Prokurorisë që në të ardhmen të sillen me më shumë respekt ndaj gjykatësve dhe gjyqësorit. Komentet dhe deklaratat të jenë në kuadër të kompetencave të tyre dhe mos të lëshojnë akuza sa për të thënë. Reagimi i kryeprokurorit Joveski që nxehu gjakrat mes Prokurorisë dhe Penales, erdhi pas vendimit për lirimin nga akuza për Dragan Pavlloviq-Llatasin dhe vëllezërit e tij, të dyshuar në rastin “Lëndina”. Jovevski kërkoi që Këshilli Gjyqësor me procedurë përkatëse ta shqyrtojë vendimin e tillë të gjykatës.
GYLTENE SINANI
