Maqedoni

Janakievski respekton rekomandimin e mjekut, ndërpret grevën e urisë

16.07.2019 15:50

Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ka ndërprerë grevën e urisë të filluar dy javë më parë....

Jozyrtarisht mësojmë se mjeku i ka caktuar një terapi Janakevskit pas problemeve shëndetësore që iu paraqitën ditëve të fundit, pasi vendosi të hyjë në grevë urie si mjet kundërshtimi ndaj vendimit për të ndryshuar masën e paraburgimit shtëpiak në paraburgim të rregullt, të sjellë nga gjykata.
 
Ish-ministri e ka njoftuar udhëheqësinë e burgut me shkrim për vendimin e tij për të marrë terapinë e me këtë rast edhe për të ndërprerë grevën e urisë. Janakievski u transferua në paraburgim në burgun e Shutkës si i dyshuar në hetimin e hapur nga Prokuroria Publike për shitje të tokës shtetërore dhe tokës për ndërtim, ku është përfshirë edhe një pjesë e tokës në të cilën ishin planifikuar të ndërtoheshin “shkallët spanjolle”.