Maqedoni

Zhbogar: Qytetarët duan drejtësi dhe reforma. Lahdervita: Fokusohuni në reforma dhe në dialog

16.07.2019 17:50

Nëse Maqedonia e Veriut do dritë të gjelbër në tetor nga Këshilli i BE-së...

Nëse Maqedonia e Veriut do dritë të gjelbër në tetor nga Këshilli i BE-së, duhet të tregojë suksese konkrete në reformën në gjyqësi, sundimin e së drejtës dhe luftën me krimin dhe korrupsionin.
 
Euroambasadori Zhbogar u rekomandoi liderëve politikë të mos i frenojnë proceset, sepse bëhet fjalë për shtetin.
 
Ai shprehu përkrahje edhe për Prokurorinë Publike dhe për hapat e tyre vendimtare.
 
“Ju duhet të vazhdoni me reformat së bashku me qytetarët të cilët duan të shohin ndryshime në gjyqësi, në sundimin e së drejtës dhe luftës me korrupsionin. Kishte disa hapa vendimmarrës nga Prokuroria Publike para pak kohësh. Ne i përkrahim aktivitetet e tyre dhe njëkohësisht presim zgjidhje për funksionimin e zyrës së PSP-së në të ardhmen. Me dorëheqjen e Janevës u vendos presion dhe përgjegjësi plotësuese mbi liderët politikë dhe parlamentin që të gjejnë zgjidhje”,- tha ambasadori i BE-së në RM, Samuel Zhbogar.
 
Vazhdim të reformave kërkon edhe ambasadori i Finlandës, vendi i të cilit merr kryesimin me këshillin e BE-së. 
 
“RMV sot ka marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, e kjo do të thotë se tani është koha të koncentrohet tek reformat e brendshme dhe pajtimi mes palëve politike dhe etnike. Shpresojmë se fokusi do të mbetet tek këto çështje”,- u shpreh ambasadori i Finlandës në RMV, Kimo Lahdevirta.
 
Reformat janë parakushti kryesor. Ata veç më duhet të japin rezultatet konkrete, janë optimistë jo vetëm përfaqësuesit ndërkombëtarë, por edhe ata të ekzekutivit që morën pjesë në prezantimin e pritjeve nga kryesimi i Finlandës me këshillin e BE-së.
 
FLUTURA LATIFI