Botë
Zjarr në Kroaci, evakuohen 10 mijë njerëz, nuk ka të lënduar
16.07.2019 19:42
Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu mbrëmë në Kroaci detyroi autoritetet të evakuonin rreth 10 mijë njerëz...

Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu mbrëmë në Kroaci detyroi autoritetet të evakuonin rreth 10 mijë njerëz, që ishin mbledhur në festivalin e tradicional të hip hopit në Zrce.
Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar në zjarrin që shpërtheu në pyllin pranë destinacionit më të preferuar për plazh në Kroaci, ku zakonisht zhvillohen koncerte të shumta gjatë verës.
Zjarri bllokoi rrugën që lidhte plazhin me qytetin aty afër Novalën, duke pamundësuar që shumë turistë të ktheheshin në hotelet e tyre.
Zjarr u vu nën kontroll por ende nuk dihet nëse do të mbahet sonte festivali që zakonisht zgjat tre ditë.
