Maqedoni
Ahmeti: Jo drejtësi selektive, duam veting; Përgjimet, propagandë kundër BDI-së
16.07.2019 21:23
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti thotë se vendit nuk I duhet drejtësi selective...

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti thotë se vendit nuk I duhet drejtësi selective, prandaj BDI këmbëngul në veting për të gjithë.
Duke komentuar bisedat e përgjuara ndaj funksionarëve të lartë të BDI-së të pubikuara nga profile El Cheka në Fb, Ahmeti ishte i prerë se pas këtyre përgjimeve qëndron vetë UDB .
Ai iu bëri thirrje oponentëve të tij të tërhiqen nga loja që përgatitet siç potencoi, nga policia politike. Ahmeti bën thirrje që të hetohet e gjithë veprimtaria e partisë që drejton dhe të sanksionohen ata që zbulohet se kanë shkelur ligjet
“Unë nuk dëgjoj ca pergjime e disa biseda private që po shpërndahen, po si nuk ndodhi asnje bisedë private për anëtarët e LSDM dhe VMRO po ku jane bisedat tjera. Po mire keta tjeret a nuk kane folur biseda private asgjë? Keta gjithçka kanë devalvuar. Ne nuk duam drejtesi selektive, ne duam veting, ne duam qe lufta kunder krimit dhe korrpsionit te udhehiqet njësoj pas e keqja nuk ka nacionalitet”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
ZEKIRIJA MEXHITI
