Maqedoni
Parashikimi i motit
17.07.2019 09:03
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara....

Moti në vend sot dhe nesër pritet të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Jostabil me shira të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima do të jetë të premten dhe të shtunën në orët e paradites.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 31 gradë Celsius.
Në Shkup do të ketë mot me diell me vranësira mesatare dhe erë mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperaturat do të sillen prej 13 deri në 29 gradë Celsius.
