EKONOMI
"Grishko" do të hapë fabrikë të re në Maqedoni
09.09.2014 10:17
Kompania ruse "Grishko", e cila ka investuar në Demir Hisar, do të hapë fabrikë të dytë për prodhimin e veshmbathjeve të baletit në Maqedoni....

Fabrikën e parë e cila ka punësuar 80 persona "Grishko" e hapi në muajin mars të vitit të kaluar. Fabrika është vendosur në fshatin e Demir Hisarit, Sllepçe.
Hapja e fabrikës së re është realizim i fazës së dytë të investimit në Maqedoni, i cili do të punësojë 200 persona shtesë.