Maqedoni

KE: Të vazhdojnë hetimet për “bombat”

17.07.2019 11:05

Pas dorëheqjes së kryeprokurores speciale, Katica Janeva...

Pas dorëheqjes së kryeprokurores speciale, Katica Janeva, Komisioni Evropian kërkon që hetimet mbi materialet e përgjuara ilegale të vazhdojnë.
 
Sipas KE-së, është e rëndësishme që të gjithë partitë politike parlamentare të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Prokurorinë Speciale Publike.
 
“BE-ja kujton se është e rëndësishme të vazhdohet me rregullimin e llogaridhënies për krimet të cilat janë të lidhura me materialet e përgjuara ilegale”,- thuhet në komunikatën e KE-së.