Botë
Shembet ndërtesa 4-katëshe, 2 të vdekur dhe mbi 30 nën rrënoja
17.07.2019 11:36
Të paktën 2 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ndërtese 4-katëshe në Mumbai....

Raportohet se mbi 30 të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Shkaku i shembjes së ndërtesës në zonën e Dongrit nuk është ende i qartë. Mediat vendase raportojnë se ndërtesa ishte 100-vjeçare.
Përmbytjet nga shirat masive mund të kenë qenë një faktor për shembjen e saj. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë të bllokuarit nën rrënoja. Mediat lokale kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes. Ndërsa raportohet se të paktën 5 persona, përfshirë edhe një fëmijë, janë shpëtuar.
