Maqedoni

Rasti “Zhvatja”, Zdravev: Kuptova nga mediat, jam i befasuar

17.07.2019 15:38

Hetimi i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në rastin “Zhavtja”, me ç’rast prokurores speciale...

Hetimi i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në rastin “Zhavtja”, me ç’rast prokurores speciale, Katica Janeva, i është marrë telefoni celular për të vërtetuar nëse ka ose jo lidhje mes saj dhe të akuzuarve për këtë rast, ka befasuar kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Kire Zdravev. Ai tha se duhet pritur që organet të mbarojnë punën e tyre për të parë nëse ka të përfshirë edhe të tjerë në këtë rast. 
 
“Përmes mediave kuptova se ka një procedurë për dy të dyshuar dhe kundër askujt nga PSP. Le të presim, siç tha prokurorja për krim të organizuar, të mbarojë ekspertiza dhe të nxirren dëshmitë dhe faktet, të kryhet hetimi, për të parë se kush është përgjegjës përveç të dyve. A ka ndonjë person tjetër përgjegjës për këtë çështje”,- tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kire Zdravev.
 
Nëse zhvillimet e fundit hapin nevojën për vetingut të gjykatësve, Zdravev tha se normat ligjore të vendit krijojnë bazë të mirë ligjore për zbatimin e vetingut.  
 
“Vetingu nëse kemi parasysh normat ligjore, zbatohet, do të thotë te ne ka ligj për Këshillin Gjyqësor, Ligj për prokurori publike, Ligj për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, kemi policinë financiare, që do të thotë se nuk ka pengesa, pra ka bazë juridike që vetingu të zbatohet në shtetin tonë”,- tha kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kire Zdravev.
 
Zdravev njoftoi se në përfundim e sipër janë procedurat për zgjedhjen e 6 gjykatësve në Gjykatën e Apelit, 2 gjykatësve në Gjykatën Administrative dhe 11 kryetarëve dhe sipas tij pritet që pas pushimeve verore do të emërohen edhe gjykatësit edhe kryetarët e gjykatave.
 
NAIM RAMADANI