IRAK
Hajder al Abadi është kryeministër i ri i Irakut
09.09.2014 10:20
Parlamenti irakian dje e zgjodhi Hajder al Abadin për kryeminsitër të ri dhe miratoi një pjesë të madhe të kandidatëve të tij në përbërjen e Qeverisë së re irakiane.....

Deputetët i miratuan të gjiha kandidatët e propozuar për përbërjen e qeverisë së re, me përjashtim të ministrave të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme, për emërimin e të cilëve Abad kërkoi më shumë kohë.
Ish-kryeminsitri Nuri al Maliki është zgjedhur zëvendëskryeministër.
Abadi, i cili vjen nga Partia shiite Dava, premtoi se do t'i përmirësojë marrëdhëniet e Bagdadit me Kurdistanin irakian, se do të vazhdojë me programin për decentralizim, si dhe se do ta përforcojë armatën irakiane.