OBAMA-ABADI

Obama dhe Abadi biseduan me telefon për luftën kundër SHI

09.09.2014 10:34

Presidenti amerikan, Barak Obama sot gjatë bisedës telefonike me kryeminsitrin irakian, Hajder al Abadi e konfirmoi qëllimin e SHBA-së për t'i ndihmuar Qeverisë së re irakiane në luftën kundër Shtetit islamik (SHI), kumtoi Shtëpia e Bardhë.....

"Obama dhe Abadi shprehën pajtueshmëri se nevojitet që Qeveria e re të ndërmarrë hapa konkret që do t'u përgjigjen pritjeve dhe pakënaqësisë legjitime të popullit irakian", ceket në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë.

Kryeministri irakian shprehi gatishmëri të punojë me të gjitha bashkësitë në vend, si dhe me partnerët rajonal dhe ndërkombëtar në përforcimin e kapacitetve të irakut për luftë kundër armikut të përbashkët.

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri sot deklaroi se formimi i qeverisë së re në Irak është hap i rëndësishëm për vndin i cili po lufton kundër militantëve të SHI.