Elezi: Rebalanci i buxhetit, në shtator ose tetor

17.07.2019 18:30

Rebalanci i buxhetit planifikohet të bëhet në shtator ose tetor, thotë ministrja në detyrë e financave, Shiret Elezi....

Rebalanci i buxhetit planifikohet të bëhet në shtator ose tetor, thotë ministrja në detyrë e financave, Shiret Elezi.

Sipas saj, realizimi, likuiditeti dhe pagesa zhvillohen në rregull, por me siguri do të bëhet analizë se cilat projekte kapitale, ose cilat projekte duhet të shtohen ose të merren në pjesën e Buxhetit të ardhshëm të planifikuar.

“Shërbimet janë në përgatitje të analizës së realizimit të të gjitha projekteve pa dallim nëse janë vijuese ose kapitale në pjesën e të dhënave që i nxjerrin nga Thesari. Planifikohet të realizohet në shtator ose tetor dhe për këtë opinioni do të informohet në kohë”,- tha u. d. ministre e financave, Shiret Elezi.

Por, e pyetur nëse për rebalancin do të jetë ajo kompetente ose kryeministri Zoran Zaev, Elezi tha se Ministria të cilën ajo e drejton, pas shkarkimit të ministrit Tevdovski, ndjek politikat që i projekton Qeveria. E se kush do të jetë ministër i ri i financave, këtë padyshim që e vendos kryeministri.

“Kemi agjendë të Qeverisë dhe në bazë të kësaj e ndjekim në koordinim me kryeministrin, i cili është kompetent për realizimin e të gjitha aktiviteteve qeveritare, dokumenteve strategjike, projekteve dhe programeve. Është vendim politik nëse dhe kur dikush do të emërohet për ministër të Financave”,- theksoi u. d. ministre e Financave, Shiret Elezi.

Pagesa e tatimeve dhe e të ardhurave të përgjithshme në gjysmën e parë të vitit është rritur për 6,6%, investimet bruto për 9,9% dhe ndërtimtaria për 7%. Realizim të mirë kanë edhe tatimi progresiv prej mbi 16 %, TVSh-ja me mbi 4,3%, janë rritur edhe kontributet mbi 9%, sqaroi Elezi. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)