EBOLA
Obama premtoi ndihmë më të madhe për parandalimin e epidemisë së ebolës
09.09.2014 10:45
Ai theksoi se neutralizimi i virusit vdekjeprurës paraqet prioritet për SHBA-në në fushën e sigurisë nacionale.....

Presidenti amerikan, Barak Obama gjatë bisedës telefonike me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Ban Ki-mun premtoi se SHBA-ja do të sigurojë ndihmë më të madhe në luftën për parandalimin e epidemisë nga ebola në Afrikën Perëndimore, kumtoi Shtëpia Bardhë.
Ai theksoi se neutralizimi i virusit vdekjeprurës paraqet prioritet për SHBA-në në fushën e sigurisë nacionale.
Ushtarët amerikanë do të ndihmojnë gjatë aftësimit të repartev të izoluara, do të dorëzojnë pajisje h do t'i sigurojnë punonjësit shëndetësor në Afrikën Perëndimrore.