Botë
Dënimi për “El Chapon”, burg i përjetshëm, plus 30 vjet për mbretin e drogës
17.07.2019 21:27
Gjykata e Nju Jorkut e dënoi udhëheqësin meksikan të rrjetit të drogës, Joaquin "El Chapo" Guzman, me burgim të përjetshëm, plus 30 vjet....

Guzman, 62 vjeç, u shpall fajtor në muajin shkurt për dhjetë akuza, përfshirë atë për trafikim të drogës dhe shpëlarje parash.
Ai u arratis nga burgu i Meksikës përmes tunelit në vitin 2015, por u arrestua më vonë. Më 2017, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara. Ka udhëhequr kartelën Sinaloa në veri të Meksikës, që sipas zyrtarëve ka qenë furnizuesja më e madhe e drogës në SHBA. Po ashtu thuhet se ka paguar njerëz për të kryer qindra vrasje, sulme, rrëmbime dhe akte torturash.
Gjatë gjykimit, dëshmitarët kanë thënë se "El Chapo"ka torturuar armiqtë e kartelit të tij. Në vitin 2009, ai ka hyrë në listën e burrave më të pasur në botë, të përpiluar nga revista Forbes.
