Maqedoni

Parashikimi i motit

18.07.2019 09:03

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell....

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 e deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 e deri në 30 gradë Celsius. Për sot indeksi UV paralajmërohet i lartë.
 
Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë maksimale 31 gradë Celsius.
 
Rritja e lagështisë së ajrit do të shkaktojë ndjenjë se temperaturat janë më të larta.