Botë
Japoni, zjarr në një studio filmash, 24 të vdekur
18.07.2019 10:05
Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar,pas një zjarrvënie në dukje të qëllimshme...

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar,pas një zjarrvënie në dukje të qëllimshme, në një studio të animuar në Kjoto, të Japonisë.
Mediat lokale citojnë policinë që thotë, se një person kishte hyrë në studio mëngjesin e të enjtes. I dyshuari, një 41 vjeçar, kishte hedhur naftë dhe më pas i kish vënë flakën.
Disa persona ende mungojnë në apel. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në spital me lëndime. policia kishte gjetur edhe thika në vendngjarje.
Nuk është ende e qartë se çfarë lidhjeje mund të ketë pasur personi i dyshuar si autor me kompaninë. Njerëzit ishin bllokuar në katet më të larta, të mbushura me tym, pa mundur të shpëtonin.
Të paktën 10 prej viktimave ishin gjetur në shkallët që lidhnin katin e sipërm me çatinë. Rreth 36 vetë janë duke u trajtuar në spital, disa në gjendje kritike.
Sipas zyrtarëve, rreth 70 persona ndodheshin në ndërtesë kur zjarri filloi. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe tha se incidenti ishte shumë tronditës dhe i ofroi ngushëllimet e tij familjeve të prekura.
