Obama do të kryesojë me mbledhjen e KS të KB-së, ku do të miratohet rezoluta obliguese për luftë kundër SHI-së
Presidenti amerikan, Barak Obama do të kryesojë më 24 shtator me mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara......

Presidenti amerikan, Barak Obama do të kryesojë më 24 shtator me mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të miratohet rezolutë me karakter obligues për luftë kundër grupacionit xhihadist "Shteti islamik", deklaroi përfaqësuesi i Qeverisë amerikane.
Paraprakisht u kumtua se mbledhja në suaza të sesionit jetor të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së do të mbahet më 25 shtator.
"Data ka ndryshuar. Mbledhja do të mbahet më 24 shtator pasdite, ndërsa ditën e njejtë Obama do të flasë edhe para Asamblesë së Përgjithshme", shtoi burimi i njejtë.
SHBA-ja tashmë ua ka ndarë 14 vendeve-anëtare të KS-ë versionin fillestar të rezolutës, e cila i referohet kapitulli shtatë të Kartës së KB-së.
Projekt-rezoluta parasheh që vendet ë ndërmarrin masa të reja, me qëllim që të mos u lejohet qytetarëve të vet të hyjnë në radhët e grupacioneve si SHI dhe dega siriane e Al Kaedës, "Xhbhat al Nusra" (Fronti i fitores).
Sipas kspertëve, 12 mijë të huaj nga 74 shtete janë kyçur konkretisht në ato dy oganizata terroriste. Prej 60 deri 70 për qind e tyre janë nga Lindja e Afërt, ndërsa 20 deri 25 për qind nga vendet perëndimore.